Sot nis beteja e PTK-së me kompaninë Axos e cila pretendon dëmshpërblim për mosprivatizimin

Javë më parë kanë filluar përgatitjet për tu përballur në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjedhjen e Kontesteve Investive për ndërprerjen e procesit të privatizimit të Postës së Kosovës.

Lajme

01/02/2016 08:21

Pasi, që “ACP Axos Capital” GMBH thuhet ta ketë paditur Qeverinë e Kosovës duke kërkuar 50 milionë euro.

Por pavarësisht nisjes së këtij kontesti, ACP Axos Capital ka qenë e njoftuar që nga fillimi se qeveria e Kosovës mund ta ndërpres kontratën në çdo kohë dhe se për këtë shteti nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj saj.

Përfaqësuese ligjore e Qeverisë së Kosovës në këtë rast është zgjedhur kompania amerikane “Patton Bogs”, e cila do të paguhet në vlerë prej 17 mijë e 700 dollarë nga buxheti i shtetit. /KP