Sot në mbrëmje më ftohtë dhe me reshje bore

Temperaturat e ulëta janë kthyer mbi Kosovë dhe ato do të vazhdojnë të bien edhe më tutje, duke sjellë edhe reshje të borës. 

Lajme

08/02/2015 17:06

Weather Prishtina, parashikon se masat e ftohta ajrore që po vijnë nga veriu i kontinentit kanë filluar të depërtojnë mbi rajon. 

Ndërsa gjatë mbrëmjes parashihet se këto masa të ftohta ajrore të arrijnë edhe mbi vendin tonë, ku do të sjellin edhe më tutje reshje bore që pritet të vazhdojnë kohëpaskohe edhe gjatë natës dhe nesër, të hënën, gjatë ditës.

“Do të fryjnë edhe erëra të ftohta veriore të cilat do të jenë më të theksuara gjatë natës dhe ditës së nesërme me shpejtësi 6-12m/s (20-45km/h)”.

“Temperaturat gjatë mbrëmjes do të zbresin në -3C deri -5C, e në vise malore edhe deri në -10C. Deri nesër pritet të krijohen shtresa bore 5-10cm. Deri kah mesi i javës do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta bore”, bënë të ditur Weather Prishtina. (lajmi.net)