Sot ndahet çmimi shtetëror “Nënë Tereza”

Fituesit e sivjetëm të çmimit shtetëror “Nënë Tereza” janë Milivoje Jankovski dhe Doc.dr. Venera Krliu-Hanxhiski.

Lajme

26/08/2017 10:01

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të ndahet çmimi “Nënë Tereza” për vitin 2017 për arritje të rëndësishme në sferën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitje dhe përparim të mirëkuptimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit, si ndërmjet popujve ashtu edhe ndërmjet personave me përkatësi të ndryshme etnike, kulturore dhe fetare.

Fituesit e sivjetëm të çmimit shtetëror “Nënë Tereza” janë Milivoje Jankovski dhe Doc.dr. Venera Krliu-Hanxhiski.