Sot mot me shi e temperatura të larta në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot pritet të ketë luhatje në parametrat meteorologjik duke krijuar mundësi për riga shiu.

Lajme

30/04/2022 08:08

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius.

Qytetet me temperaturat më të larta do të jenë Gjakova e Prizreni me nga 20 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Lajmi.net/