“Sot miniera e ‘Trepçës’ prodhoi vetëm argjend”

Driton Kuka ka komentuar sukseset e ekipit të xhudos në ditën e parë të ‘Grand Prix 2019’ që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sport

12/07/2019 20:26

Ekipi i xhudos së Kosovës në ditën e parë ka arritur të sigurojë dy medalje të argjendta.

Është Distria Krasniqi që në kategorinë deri në 48 kilogramë ka fituar të argjendtën, ndërsa Nora Gjakova të njëjtën e bëri në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Për t’u befasuar, ishte humbja e Majlinda Kelmendit, që sipas Kukës, kampionia olimpike sot tregojë se është qenie njerëzore dhe jo robot.

Për ta përmbyllur suksesin e Kosovës, Kuka në shaka thotë se “Trepça sot ka prodhuar vetëm argjendtë”.

Postimi i plotë i Driton Kukës:

Dy medalje të argjendta!

Distria e Nora sot arritën deri në finale në Grand Prix Budapest!

Kualifikuese për Tokyo 2020!

Në finale Nora humbi nga Kampionja Olimpike Silva e Disi nga Kampionja Botërore 2017 Japonezja Tonaki Funa!

Deri në finale ishin në nivel të lartë dhe kësaj radhe u desh të kënaqen me argjend!

Kampionja Jonë Olimpike Majlinda sot të gjithë neve na tregoj se megjithaë është qenie njerëzore e jo robot!

Pas shkëlqimit në Minsk normalisht që forma bie por orari i garave i pamëshirshëm drejt Lojërave Olimpike 2020 na detyroj të marrim vendim që të marrim pjesë në Budapest përkundër asaj që kjo pēr performansen e saj ska qenë në kohën e duhur!

Në gjysëmfinale dhe luftë për medalje ishte duke udhëhequr por pesoj ne fund te luftërave!

Tri garuese dy medalje neser Akili e mbasneser Loriana ??

Sot miniera e “Trepçês “ prodhoj vetëm argjend

Kosova mbi të gjitha …

/Lajmi.net/