Sot merr detyrën edhe ministri i ri i Drejtësisë

Sot do ta marrë detyrën ministri i ri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi.

Lajme

05/06/2020 08:30

Selimi në këtë post e zëvendëson ish-ministren e VV-së, Albulena Haxhiu, shkruan lajmi.net.

Pranimi i detyrës nga Selimi, do të bëhet sot në orën 09:00 në objektin e MD-së.

Selimi vjen nga AAK teksa në mandatin e kaluar kishte qenë i angazhuar si këshilltar i ish-kryeministrit Haradinaj. /Lajmi.net/