Sot mbahet testi i arritshmërisë

Rreth 27 mijë nxënës të klasave të nënta në tërë Kosovën do t’i nënshtrohen sot Testit të Arritshmërisë.

Lajme

31/05/2019 07:32

Testi do të mbahet në 110 qendra të testimit, ku edhe këtë vit si vitet e mëparshme nuk do të ketë kriter të kalimit por pikët e arritura do të përdoren për regjistrim në shkollat e mesme.

Testi do të ketë 100 pyetje nga lëndët si gjuha shqipe, gjuha angleze, matematika, pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.

E për të parë mbarëvajtjen e këtij testi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë nxënësit e klasave të nënta, në ambientet e gjimnazit “Skenderbeu” në Kaçanik.

Testimi i nxënësve do të fillojë në orën 10 dhe do të zgjasë deri në orën 13, ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet me 10 qershor. /Lajmi.net/