Sot mbahet seanca e Kuvendit, ja rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës sot do t’i mbush ulëset e sallës së seancave me më tepër deputetë se sa që kishte në mbledhjet e fundit.

Lajme
Seanca që nis nga ora 10:00, pritet të kthej në Kuvend edhe deputetët e partisë më të madhe opozitare, Vetëvendosje.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa ata të AAK-së dhe Nisma-së, do të diskutojnë për një rend dite që nuk parasheh të ketë as për diskutim çështjen e demarkacionit. Megjithatë, a është vetëm kjo agjenda e seancës së sotme, mbetet të shihet.
Rendi i ditës për seancën e 9 qershorit:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-097 për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-098 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-083 për falimentimin,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
- Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2015,
- Shqyrtimi i Raportit të punës së Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin 2015,
- Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.