Sot mbahet përpjekja e 49-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit
Pas dështimit të seancës së 48-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot do të mbahet përpjekja e 49-të. Të enjten, deputetët nuk arritën as ta formojnë komisionin për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit. Në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë, prej të cilëve 51 votuan për, pa asnjë votë kundër…

Lajme
Pas dështimit të seancës së 48-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot do të mbahet përpjekja e 49-të.
Të enjten, deputetët nuk arritën as ta formojnë komisionin për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit. Në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë, prej të cilëve 51 votuan për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Seanca u tensionua në momentin kur deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, kërkoi të marrë fjalën, ndonëse kryesuesi Avni Dehari i kërkoi ta lironte foltoren. Qalaj vazhdoi të flasë me mikrofon të ndalur.
I njëjti skenar u përsërit edhe me deputetin e LDK-së, Alban Zogaj, të cilit po ashtu iu ndërpre mikrofoni. Pas tij, edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, u përball me të njëjtën situatë.
Seanca e sotme pritet të nisë në ora 11:00.