Sot mbahet mbledhja e tretë e Qeverisë “Hoti”

Qeveria e re e Kosovës e votuar në Kuvend më 03 qershor, 2020, sot pritet ta mbajë mbledhjen e tretë me radhë.

Lajme

07/06/2020 09:47

Mbledhja do të mbahet brenda hapësirave të ndërtesës së Qeverisë duke filluar nga ora 12:00.

Kjo u bë e ditur nga  Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Ndryshe, dje (06 qershor, 2020), Qeveria “Hoti” ka marrë vendim për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Po ashtu Qeveria ka marr vendim për lehtësimin e masave kufizuese në Kosovë duke filluar nga nesër. /Lajmi.net/