Sot mbahet forumi i parë shëndetësor mes Kosovës dhe Kroacisë
Me rastin e vizitës zyrtare të ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë, Siniša Varga në Republikën e Kosovës, sot në Prishtinë do të mbahet forumi i parë kosovaro-kroat për kujdesin shëndetësor.

Lajme
Forumi do të mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
Para forumit, ministri e Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë do të presë kolegun e tij kroat Varga dhe delegacionin zyrtar të autoriteteve shëndetësore kroate që do të qëndrojnë në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, përveç takimeve midis dy delegacioneve në Ministri të Shëndetësisë, ministrat do të nënshkruajnë edhe Marrëveshjen bilateral të bashkëpunimit në shëndetësi, e cila do të bëhet gjatë Forumit Shëndetësor kroato-kosovar.
Dy ministrat paradite, në 10:15 do të japin deklarata për media në MSH, ndërsa forumi do të mbahet në hotelin “Emerald” me fillim në orën 15:00./KP/