Sot luhet super ndeshja Holandë – Gjermani: Statistikat favorizojnë ‘tulipanët’ e Koeman

Eliminatoret e Euro 2020 sot vijnë me një super ndeshje që do të luhet në kuadër të grupit C.

Sport

24/03/2019 11:03

Holanda dhe Gjermania do të vihen përballë njëra tjetrës me fillim nga ora 20:45, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.

Në gjashtë muajt e fundit, kjo do të jetë hera e tretë që këto dy kombëtare do të përballen me njëra tjetrën, shkruan lajmi.net.

Dy herët e kaluara, skuadra e Joachim Low dhe ajo e Ronald Koeman ishin konfrontuar në kuadër të Ligës së Kombeve, ku holandezët u treguan më të suksesshëm, duke fituar një herë 3:0 dhe duke regjistruar një barazim 2:2.

Por, si qëndrojnë dy kombëtaret në ndeshjet e fundit? Statistikat e pesë ndeshjeve të fundit flasin në favor të ‘tulipanëve’. Këto statistika ua përcjell më poshtë lajmi.net.

Holanda:

Holandë 4:0 Bjellorusi
Gjermani 2:2 Holandë
Holandë 2:0 Francë
Belgjikë 1:1 Holandë
Holandë 3:0 Gjermani

Gjermani:

Gjermani 1:1 Serbi
Gjermani 2:2 Holandë
Gjermani 3:0 Rusi
Francë 2:1 Gjermani
Holandë 3:0 Gjermani

Pra, në pesë ndeshjet e fundit, Holanda regjistron tri fitore dhe dy barazime, kurse Gjermania ka dy humbje, dy barazime dhe një fitore. Mbetet të shihet se kush do të jetë triumfuesi sonte. /Lajmi.net/