Sot luhet ndeshja e dytë finale e ‘Play Off’ në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll

Z Mobile Prishtina dhe KB Rahoveci do të takohen sot për ndeshjen e dytë finale në fazën ‘Play Off’, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sport

05/05/2019 11:59

Në ndeshjen e parë që ishte luajtur në ‘Pallatin e Rinisë dhe Sporteve’ në Prishtinë, skuadra nga kryeqyteti kishte shënuar fitore me rezultatin 110:82, shkruan lajmi.net.

Në atë ndeshje, për skuadrën nga Prishtina dallohej Dardan Berisha i cili numëroi 20 pikë, si dhe Mikaile Tmusic me 18 pikë.

Për Rahovecin vetëm Deshon Minnis (30) dhe Frec Richardson (13) ishin ata që kishin realizuar pikë dyshifrore.

Ndeshja e dytë finale do të luhet sot në palestrën e Rahovecit ‘Mizair Isma’, me fillim nga ora 17:00.

‘Vreshtarët’ do të synojnë që me ndihmën e tifozëve të barazojnë serinë në 1:1, kurse Prishtina ka synim që të bëjë edhe një hap drejt triumfit të radhës. /Lajmi.net/