Sot luhen gjysmëfinalet e Wimbledon, e gjithë vëmendja tek dueli Nadal – Federer

Tenisi sot do të na gëzojë me dy duele mjaft interesante, në kuadër të gjysmëfinaleve të Wimbledon.

Sport

12/07/2019 08:30

Tre emrat më të mëdhenj të tenisit në vitet e fundit, ndoshta edhe në histori, Roger Federer, Rafael Nadal e Novak Djokovci do të zbresin në fushë, për të dhuruar spektakël.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet me fillim nga ora 14:00, ndërmjet Novak Djokovic e Roberto Bautista Agut.

Në këtë takim nuk pritet të ketë shumë probleme për serbin Djokovic, i cili me gjasë në finale do të pres për të mësuar kundërshtarin nga dueli Nadal – Federer, shkruan lajmi.net.

Klasikja Nadal – Federer do të nis nga ora 16:00, dhe është pikërisht kjo ndeshje tek e cila qëndron vëmendja më e madhe.

Si gjithmonë, kur këta dy sportistë janë përballë njëri tjetrit nuk mund të flitet për favoritin, por vetëm të pritet për spektaklin, të cilin ata na e kanë dhuruar gjithmonë.

YouTube player

Reketi spanjoll dhe ai zviceran do të nisin duelin e tyre me fillim nga ora 16:00. /Lajmi.net/