Sot luajnë ekipet e Mançesterit

Manchester United dhe Man City do të luajnë sot. ‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Citizens’ nisin sot aventurën e tyre në edicionin e ri të Premier Ligës. United do të pres në ‘Old Trafford’ Brightonin, transmeton lajmi.net. Këtë edicion ata do të kërkojnë këndelljen në krye me Erik ten Hag, pasi sezonin që lamë pas nuk…

Sport

07/08/2022 08:17

Manchester United dhe Man City do të luajnë sot.

‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Citizens’ nisin sot aventurën e tyre në edicionin e ri të Premier Ligës.

United do të pres në ‘Old Trafford’ Brightonin, transmeton lajmi.net.

Këtë edicion ata do të kërkojnë këndelljen në krye me Erik ten Hag, pasi sezonin që lamë pas nuk arritën objektivat, duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër kampioni në fuqi, Man City do të luajë në udhëtim te West Ham United.

Pritet të jenë ndeshje të lehta së paku në letër për dy ekipet nga Mançesteri.

Man United – Brighton fillon nga ora 15:00, ndërsa West Ham – Man City me fillim nga ora 17:30.

Ndeshje do të ketë edhe në dy ligat e tjera evropiane, si në Ligue 1 dhe Bundesligë./Lajmi.net/