Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit për vdekje nga vetura në Bresje
Safet Hisenit, këmbësori që humbi jetën natën e 22 shkurtit pasi u godit nga një veturë në Bresje, do t’i jepet lamtumira e fundit sot, në varrezat e Fushë Kosovës. Kështu kanë njoftuar familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se ceremonia mortore do të mbahet nga ora 13:00. “Të dashur familjar,…
Lajme
Safet Hisenit, këmbësori që humbi jetën natën e 22 shkurtit pasi u godit nga një veturë në Bresje, do t’i jepet lamtumira e fundit sot, në varrezat e Fushë Kosovës.
Kështu kanë njoftuar familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se ceremonia mortore do të mbahet nga ora 13:00.
“Të dashur familjar, miq dhe dashamir, ju njoftojmë se varrimi i më të dashurit tonë, Safet Hiseni, do të bëhet nesër me datë 24.02.2026, në ora 13:00, në varrezat e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Rastin e rëndë, për lajmi.net, e kishin konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.”