Sot i jepet lamtumira e fundit 6 anëtarëve të familjes Cara
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit gjashtë anëtarëve të familjes Cara të cilët humbën jetën nga tërmeti i së martës në Thumanë.
Lajme
Ceremonia mortore do të mbahet në ora 13:00 në Thumanë.
Nga familja Cara humbën jetën Almiri 26 vjeçar, Erisa 25 vjeçare, Hasani 18 vjeçar, Fatmira 53 vjeçare, Sadajana 21 vjeçare dhe Anthi 72 vjeç
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, në Gjilan u varrosën dy vëllezërit Abazi, Isai e Shemsedini. /Lajmi.net/