Sot heshtin, nesër votohen

Subjektet politike sot janë zyrtarisht në heshtje zgjedhore. Nesër, në balotazhin që mbahet në 25 Komuna, votohet.

Lajme

30/11/2013 08:57

Pas një javë fushate, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, subjektet politike sot kanë hyrë zyrtarisht në heshtje zgjedhore.

Në zgjedhjet e balotazhit, ku do të votohet nesër, përfshihen 25 Komuna, ndërsa në Komunën e Zveçanit do të rivotohet vetëm në 3 vendvotime.

Numri i votuesve të regjistruar për të marrë pjesë në raundin e dytë është 1. 371. 524.

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka informuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetarë të Komunave.

Policia e Kosovës, EULEX’i dhe KFOR’i, po ashtu, kanë pohuar se janë mobilizuar dhe i kanë shtuar masat e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës.

Bashkimi Europian ditën e zgjedhjeve do të ketë 71 vëzhgues.

 

Balotazhi zhvillohen në këto Komuna, ndërmjet këtyre Kandidatëve:

Prishtinë: Isa Mustafa (LDK) vs Shpend Ahmeti (Vetëvendosje)

Gjakovë: Mimoza Kusari Lila (AKR) vs Pal Lekaj (AAK-LDD)

Prizren: Ramadan Muja (PDK) vs Eqrem Kryeziu (LDK)

Pejë: Gazmend Muhaxheri (LDK) vs Ali Berisha (AAK-LDD)

Gjilan: Lutfi Haziri (LDK) vs Qemajl Mustafa (PDK)

Mitrovicë e Jugut: Avni Kastrati (PDK) vs Agim Bahtiri (AKR)

Mitrovicë e Veriut: Krstimir Pantic (GIS) vs Oliver Ivanovic (IQ)

Ferizaj: Agim Aliu (PDK) vs Muharrem Svarça (LDK)

Malishevë: Ragip Begaj (IQM) vs Sali Morina (LDK)

Rahovec: Idriz Vehapi (PDK) vs Smajl Latifi (AAK-LDD)

Dragash: Selim Jenuzi (PDK) vs Fatmir Mehmeti (LDK)

Graçanicë: Branimir Stojanovic (GIS) vs Bojan Stojanovic (SLS)

Junik: Agron Kuçi (AAK-LDD) vs Zenun Shala (LDK)

Kamenicë: Shaip Surdulli (LDK) vs Begzad Sinani (PDK)

Kllokot: Srecko Spasic (GIS) vs Sasha Mirkovic (SLS)

Klinë: Sokol Bashota (PDK) vs Enver Berisha (LDK-LDD)

Lipjan: Shukri Buja (PDK) vs Imri Ahmeti (LDK)

Novobërdë: Bajrush Ymeri (LDK) vs Svetislav Ivanovic (GIS)

Obiliq: Mehmet Krasniqi (LDK) vs Xhafer Gashi (AAK-LDD)

Partesh: Nenad Cvetkovic (SLS) vs Dragan Nikolic (GIS)

Ranillugë: Gradimir Mikic (GIS) vs Milan Aritonovic (SNPK)

Shtërpcë: Bratislav Nikolic (SLS) vs Ivan Rexhic (GIS)

Suharekë: Sali Asllanaj (LDK) vs Bali Muharremaj (AAK-LDD)

Viti: Sokol Haliti (LDK) vs Nexhmedin Arifi (PDK)

Vushtrri: Bajram Mulaku (PDK) vs Muharrem Shabani (AAK-LDD)