Sot hapet xhiroja e 26 e Vala Superligës

Sfida ndërmjet Vllaznisë dhe Lirisë hap javën e 26-të në Vala Superligën e Kosovës.

Sport

06/04/2018 11:44

Ndeshja zhvillohet në Gjilan, me prizrenasit që janë favorit për shumë arsye.

Megjithatë, pozheranasit do të tentojnë të befasojnë përsëri Lirinë, të cilës i morën një pikë në sfidën e parë kampionale.

Takimi drejtohet nga gjyqtari Leutrim Mustafa, i cili do jetë i shoqëruar nga Meriton Berisha dhe Artan Latifi, ndërkohë Bardh Ajeti do jetë gjyqtar i katërt.

Ndeshja fillon prej orës 14:00.