Sot flet Bernabeu
Tifozët në Santiago Bernabeu sot do të japin përgjigjen e tyre në lidhje me ngjarjet e fundit në Real Madrid në ballafaqimin kundër Getafes.

Sport
Sot do të jetë një ditë e madhe për Real Madridin.
Skuadra e “Los Blancos’ do të luajë në Santiago Bernabeu kundër Getafes, për herë të parë pas humbjes 0:4 nga Barcelona.
Andaj, tifozët pritet të japin përgjigjen e tyre për ngjarjet e fundit, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Reali është kritikuar ashpër pas humbjes në “El Clasico”, kurse të premten u përjashtua nga Copa del Rey pas aktivizimit të Denis Cheryshevit të suspenduar në duelin ndaj Cadizit, përcjell “Lajmi.net”.
Tani, pritet përgjigja nga Santiago Bernabeu.