Sot fillon rinumërimi i 1472 vendvotimeve

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sot do të fillojë rinumërimi i 1 mijë e 472 vendvotimeve.

Lajme

13/11/2019 14:04

Të hënën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), kishte miratuar si të bazuar ankesën e koalicionit Nisma-AKR-PD, në lidhje me votat e ardhura me vonesë nga Serbia.

Po ashtu, në të njëjtën ditë, PZAP kishte urdhëruar KQZ-në, për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotimeve.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të fillojë rinumërimin e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se rinumërimi do të fillojë në ora 16:00 të ditës së sotme.

“Sot në ora 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Elezi. /Lajmi.net/