Sot fillon Liga e Kombeve, këto janë nëntë ndeshjet që na presin

Sot (e enjte) starton Liga e Kombeve.

Sport

06/09/2018 16:33

Liga e Kombeve është një turne i organizuar nga UEFA, që ka për qëllim zëvendësimin e ndeshjeve miqësore.

Kjo garë është një mundësi e re për kombëtaret e vogla, që të sigurojnë një vend në Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Gjatë ditës së sotme janë paraparë të zhvillohen nëntë ndeshje.

Sigurisht që më interesantja është ajo mes Gjermanisë dhe Francës, që janë kampion në fuqi të botës.

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Francës fillon nga ora 20:45.

Kalendarin e ndeshjeve për ditën e parë e gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/