Sot fillon Final 8 i Kupës së Kosovës – gjithçka që duhet të dini

Nga 11 deri më 15 shkurt, Rahoveci do të jetë arenë e basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës.

Sport

11/02/2020 08:46

Tetë skuadra do të luftojnë për trofeun e artë të Kupës së Kosovës, i cili do të mbahet nga 11 [sot] deri më 15 shkurt në Rahovec.

Gjithashtu do të garohet edhe për Kupën në Ligën e Parë, si dhe në konkurrencën e femrave, ku tashmë dihet finalja Mabetex Prishtina – Bashkimi.

Ndeshjet pritet të jenë shumë interesante dhe dramatike.

Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme në tribuna, me tifozeritë që kanë konfirmuar se do të udhëtojnë të përkrahin skuadrën e zemrës.

Organizatorët kanë premtuar se ky Final 8 do të jetë i jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë.

Kjo është hera e dytë radhazi që “Final 8” i Kupës mbahet në Rahovec.

Skuadrat kanë premtuar se do të japin maksimumin, duke i kushtuar rëndësi të madhe trofeut.

E martë, 11 shkurt

14:00 Vëllaznimi – Istogu (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi D Peja – Ponte Prizreni

19:00 Grupi A Rahoveci – Trepça

E mërkurë, 12 shkurt

14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi B Bashkimi – Feronikeli

19:00 Grupi C Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E enjte, 13 shkurt

14:00 Finalja e Ligës së Parë

16:30 Gjysmëfinalja e Parë

19:00 Gjysmëfinalja e Dytë

E shtunë, 15 shkurt

17:30 Finalja e Femrave

20:30 Finalja e Kupës së Kosovës. /Lajmi.net/