Sot do të mësohet fati i Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës sot (19 maj) do të mbajë mbledhje me klubet që janë ende në garë për Kupën e Kosovës në futboll.

Sport

19/05/2020 10:12

Kupa ka arritur të mësojë gjysmëfinalistët kur është ndërprerë, ndërsa çiftet  janë: Prishtina-Drenica dhe Ballkani-Feronikeli.

Takimi do të zhvillohet ndërmjet zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe katër klubeve që janë në garë për ta fituar Kupën e Kosovës do të mbahet në zyrat e FFK-së.

Takimi pritet të zhvillohet në mesditë, ku do të diskutohet edhe për format  e vazhdimit të kësaj gare.

Kupa mund të zhvillohet me vetëm nga një ndeshje në gjysmëfinale dhe finalja,  për t’i dhënë kohë FFK-së që t’i mbyll me oraret e parapara garat.