Sot dalin para Gjykatës shtatë të akuzuarit për terrorizëm

Në gjykatën e Ferizajt sot do të mbahet seanca kundër shtatë të akuzuarve për vepra që lidhen me terrorizmin.

Lajme

02/12/2015 10:59

Sot është paraparë vazhdimi i gjykimit të Zeqirja Qazimit, Ilir Berishës, Sadat Topojanit, Burim Ballazhit, Jetmir Kyçykut, Liridon Kabashit dhe Ilir Krrabës.

Këta shtatë persona qenë arrestuar në qershor të vitit të kaluar, ndërsa aktakuza ndaj tyre u ngrit më 2 mars 2015./Kallxo.com