Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Kosova vazhdon të ëndërrojë për Kampionatin Evropian 2020, teksa këtë muaj ka një test të vështirë.

Sport

07/10/2019 09:09

‘Dardanët’ do përballen me Malin e Zi në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’, më 14 tetor.

Interesimi vazhdon të jetë i madh për këtë ndeshje nga të gjithë futbolldashësit, derisa sot pritet të dalin në shitje biletat për këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.

Uebsajti që përkujdeset për shitjen e biletave ‘’tiks.app’’ ka shkruajtur më parë se biletat do dalin në shitje gjatë ditës së sotme në orën 16:00.

Biletat mund t’i blini në uebsajtin ”tiks.app”. /Lajmi.net/