Sot betohen dy Kryetarët nga Veriu
Mbledhja inauguruese në Leposaviq ku do të betohet Dragan Jabllanoviq do të mbahet në orën 12:00 ndërsa dy orë më vonë, në orën 14:00 do të mbahet mbledhja inauguruese në Zubin Potok ku do ta bëjë betimin dhe Stevan Vulloviq, si dhe këshilltarët e zgjedhur.

Lajme
Sot, në prani edhe të Ministrit pa Portofol për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, do të betohen kryetarët e rinj të Leposaviqit dhe Zubin Potok, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit.
Mbledhja inauguruese në Leposaviq ku do të betohet Dragan Jabllanoviq do të mbahet në orën 12:00 ndërsa dy orë më vonë, në orën 14:00 do të mbahet mbledhja inauguruese në Zubin Potok ku do ta bëjë betimin dhe Stevan Vulloviq, si dhe këshilltarët e zgjedhur.
Ndryshe, Jabllanoviq dhe Vulloviq, të dy këta nga Lista ‘Srpska’ e përkrahur nga Beogradi, janë zgjedhur për kryetarë në zgjedhjet lokale të nëntorit të mbajtura në Kosovë.