Sot bëhen tri vite nga pranimi i Kosovës në UEFA

3 maji mbetet një nga ditët më të rëndësishme për futbollin e Kosovës.

Sport

03/05/2019 09:44

Më 3 maj 2016, Federata e Futbollit të Kosovës, ishte pranuar me të drejta të plota në UEFA, në Kongresin e Budapestit të mbajtur në Hungari.

Nga 55 shtete pjesëmarrëse në atë kongres, 28 prej tyre votuan për pranimin e Kosovës, sa ishte edhe numri i nevojshëm për t’i dhënë fund izolimit të futbollit kosovar.

“Jam shumë i prekur. Ju falënderoj para së gjithash në emër të lojtarëve të rinj të vendit tim për këtë vendim. Kjo është një ditë historike për ne”, kishte thënë Vokrri, presidenti i ndjerë i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kundër pranimit të Kosovës në UEFA, ishte deklaruar Serbia, që edhe kishte organizuar gjitha mekanizmat për të penguar këtë anëtarësim.

Por, befasues ishte edhe qëndrimi i Zvicrës, shtet ky që viteve të fundit sukseset më të mëdha i ka arritur falë lojtarëve me prejardhje nga Kosova.

Pas pranimit në UEFA, Kosova një muaj më pas ishte pranuar edhe në FIFA, ndërsa në shtator kishte filluar garat për kualifikim në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’./Lajmi.net/