Sorensen takohet nesër edhe me Kurtin e Bislimin

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, nesër do të vjen në Kosovë.  Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Sorensen nesër në ora 09:45, do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani. Sorensen pas Osmanit, do të takoj edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim…

Lajme

16/03/2025 21:24

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, nesër do të vjen në Kosovë. 

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Sorensen nesër në ora 09:45, do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani.

Sorensen pas Osmanit, do të takoj edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimin. 

Takimi do të filloj nga ora 10:30, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Pas takimi me kryeministrin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, do të pritet në takim edhe nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi”, ka njoftuar ZKM. /Lajmi.net/