Sopa, kosovari i parë me medalje në Baku

Boksieri Kastriot Sopa është kosovari i parë që e siguron një medalje në Lojërat Evropiane.

Sport

23/06/2015 12:37

Kastriot Sopa është kosovari i parë që e siguron një medalje në Lojërat Evropiane.

Ai e mposhti në çerekfinale irlandezin Dean Ëalsh, me rezultat 3:0. Ai u kualifikua, në gjysmëfinale, ku do të përballet me italianin Vincenzo Mangiacapre.

Pavarësisht rezultatit ai e ka siguruar medaljen e bronztë pasi vendi i tretë dhe i katërt e ndajnë atë.

Sigurisht, kjo medalje nuk do t’i llogaritet Përfaqësueses së Kosovës, pasi Sopa e përfaqëson Gjermaninë në “Baku 2015”.