Sonte zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së 14-të mes Evertonit dhe Arsenalit

Sonte (e hënë) do zhvillohet ndeshja interesante mes Evertonit dhe Arsenalit në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.

Sport

06/12/2021 08:17

Dy skuadrat angleze që kanë humbje në ndeshjen e fundit duan vetëm pikët e plota që të nisin këndelljen, shkruan lajmi.net.

E ardhmja e Rafa Benitez mbetet në rrezik, andaj skuadra nikoqire do provoje me çdo kusht të fitojë këtë takim.

Ndërsa, Arsenal gjithashtu është duke luftuar për top katër, andaj vetëm fitorja shihet si rezultat pozitiv.

Ndeshja nis në ora 21:00./Lajmi.net