Sonte zhvillohet ndeshja e fundit e fazës grupore të LK, Atalanta dhe Villarreal ‘luftojnë’ për kualifikimin

Tashmë janë mësuar 15 skuadra që janë kualifikuar në fazën e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, me vetëm edhe një vend të lirë.

Sport

09/12/2021 08:58

Shkaku i reshjeve të mëdha të borës, ndeshja e parapamë për dje, mes Atalantas dhe Villarrealit, nuk u zhvillua, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat kanë gjasa për kualifikim dhe kjo ndeshje do vulos se cila skuadër do t’i bashkohet skuadrave tjera në fazën e eliminimit direkt.

Villarreal momentalisht mban pozitën e dytë më shtatë pikë, një më pak se Atalanta, skuadër që ka edhe golaverazhin më të dobët.

Takimi nis në ora 19:00./Lajmi.net/