Sonte zhvillohen “finalet” e Series A -Rrahmani apo Asllani ?
Dy ndeshjet e xhiros së fundit, që përcaktojnë titullin kampion në Serien A zhvillohen sonte. Interi shkon si mysafir në Como, kurse Napoli e pret Cagliarin nga ora 20:45. Napoli është shumë pranë të shpallet kampion, andaj i duhet fitore patjetër për ta siguruar titullin. Nga ana tjetër, Interi duhet të fitojë dhe të presë…

Sport
Dy ndeshjet e xhiros së fundit, që përcaktojnë titullin kampion në Serien A zhvillohen sonte.
Interi shkon si mysafir në Como, kurse Napoli e pret Cagliarin nga ora 20:45.
Napoli është shumë pranë të shpallet kampion, andaj i duhet fitore patjetër për ta siguruar titullin.
Nga ana tjetër, Interi duhet të fitojë dhe të presë dështimin e skuadrës së Amir Rrahmanit.
Mund të ndodhë edhe çmenduria! Në rast se Napoli humb dhe Interi barazon ndaj Comos, atëherë do të ketë ndeshje play-offi, që përcakton fituesin e “Scudetos” për sezonin 2024/25.