Sonte vijnë në Kosovë afër 5 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit

4,680 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 pritet që pas orës 18:00 të arrijnë në Kosovë.

Lajme

04/05/2021 18:14

Vaksinat janë nisur për Kosovë teksa për pritjen e tyre nuk do të ketë ndonjë ceremoni, njofton Klan Kosova.

Gazetarja Arbresha Uka teksa po qëndron pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vend ka mësuar se gjatë muajve në vazhdim do të vijnë edhe kontigjente tjera me vaksina kundër COVID-19.

Uka nga komunikimi me IKSHPK-në konfirmon se me këtë kontigjent do të vaksinohen stafi shëndetësorë që nuk ka arritur të vaksinohet me kontigjentin e parë dhe kategoritë tjera.