Sonte nis edicioni i ri në Ligën e Kampionëve, kryendeshja Barcelona – Bayern Munich

Sonte nis sezoni i ri 2021/22 i Ligës së Kampioneve.

Sport

14/09/2021 08:10

Tetë ndeshje interesante zhvillohen sonte në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Nga ora 18:45 zhvillohen dy duelet e para, Sevilla e pret në shtëpi Salzburgun, ndërsa Man Utd është mysafirë i Young Boys.

Ndërsa nga ora 21:00 zhvillohen edhe gjashtë ndeshje të tjera, ku spikat dueli mes Barcelonës dhe Bayernit.

Përballjet tjera që luhen janë edhe Chelsea-Zenit, Malmo-Juventus, Villarreal-Atalanta, Dynamo Kyiv-Benfica, Lille-Wolfsburg

Kampion në fuqi i Ligës së Kampionëve është Chelsea që edicionin e kaluar arriti të mposht në finale Manchester Cityn.

Ky sezon pritet të jetë shumë rivalizues pasi janë disa skuadra që kanë bërë shumë transferime si PSG e Man Utd që synojnë trofeun, ku në luftë janë edhe ekipe si Chelsea, Man City, Bayern, Real Madrid e Barcelona. /Lajmi.net/