Sonte luhet derbi në Bundesligë, Dortmund – Bayern

Dy skuadrat gjermane do të përballen sonte mes vete.

Sport

04/12/2021 10:33

Borussia Dortmund e pret në shtëpi Bayern Munichun në ndeshjen që luhet nga ora 18:30, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat janë në vendet e para në Bundesligë momentalisht, Bayerni prin me 31 pikë, ndërsa Dortmundi është e dyta me 30 pikë.

Si Bayerni ashtu edhe Dortmundi po luftojnë për titull këtë edicion, andaj sonte pritet një ndeshje rivalizuese mes tyre.

Pesë duelet e fundit mes këtyre dy ekipeve të gjitha i ka fituar Bayerni me një goldallim 14-7.

Këto janë formacionet e mundshme për sonte:

Borussia Dortmund: Kobel; Meunier, Akanji, Hummels, Guerreiro; Can, Witsel, Brandt; Reus, Malen; Haaland

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Tolisso, Goretzka; Coman, Muller, Sane; Lewandowski /Lajmi.net/