Sonte gjysmëfinalja e dytë: Villarreal në ‘Anfield’ për befasinë e radhës, Liverpool sytë hapur
Sonte luhet gjysmëfinalja e dytë në kuadër të kompeticionit më prestigjioz në futbollin me klube.

Sport
Skuadra e Liverpool zbret në ‘Anfield’ para tifozëve të vet, për të pritur skuadrën spanjolle, Villarreal, shkruan lajmi.net.
‘Nëndetësja e Verdhë’ është befasia më e këndshme e këtij sezoni. Ajo vjen në gjysmëfinale pasi paraprakisht mposhti Juventus e më pas Bayernin.
Testi i radhës për skuadrën e Unai Emery është ndaj favoritëve të kompeticionit, Liverpool.
‘Reds’ duan të përmbushin atë që thotë letra – epitetin e favoritit – dhe të qartësojnë gjërat qysh në ndeshjen e parë.
Ndeshja mes Liverpool dhe Villarreal luhet sonte, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/