Sonte fillon La liga spanjolle – Sevilla luan si mysafir ndaj Osasunas

Sonte, më fillim nga ora 21:00, do të luhet ndeshja e parë e edicionit të ri të La ligës spanjolle. Osasuna do të jetë nikoqire e Sevillas, e cila do të tentojë ta nisë me këmbë të mbarë garën e saj kampionale. Vendasit, në anën tjetër, synim kryesor do ta kenë mbetjen në elitë, andaj…

Sport

12/08/2022 08:03

Sonte, më fillim nga ora 21:00, do të luhet ndeshja e parë e edicionit të ri të La ligës spanjolle.

Osasuna do të jetë nikoqire e Sevillas, e cila do të tentojë ta nisë me këmbë të mbarë garën e saj kampionale.

Vendasit, në anën tjetër, synim kryesor do ta kenë mbetjen në elitë, andaj një trepikësh eventual sonte do të ishte motiv shtesë për xhirot e ardhshme.

Për Sevillan në këtë përballje mungojnë: Isco, Suso, Marcao dhe El Haddadi, ndërsa Osasuna duhet t’i bëjë llogaritë pa: Garcian, Hernandezin dhe Kike Saverio. /Lajmi.net/