Sonte ”Fadil Vokrri” do ta ketë një pamje speciale, kjo është arsyeja

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e fundit për këtë vit dhe njëkohësisht të fundit për këtë edicion të Grupit C në Ligën e Kombeve.

Sport

18/11/2020 09:59

Dardanët ballafaqohen me Moldavinë në “Fadil Vokrri” prej orës 20:45.

Kosova ndodhet në vendin e tretë në grup me dy pikë, ndërsa Moldavia e fundit ka vetëm një pikë.

Ndërkohë, pamja në stadium do të jetë ndryshe nga herët e fundit që jemi mësuar ta shohim.

‘Dardanët’ do ta mbështesin fushatën senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

”Për heroinat tona, sot stadiumi ‘Fadil Vokrri’ bën jehonë. Ne jemi zëri juaj dhe ju jeni forca jonë”, thuhet në njoftimin e tifogrupit kosovar. /Lajmi.net/