Sonte duhet të qëndroni para TV-së, na presin dy përballje gjigante

Sonte do të zhvillohet raundi i dytë në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/10/2018 11:11

Mbrëmë ishim dëshmitarë të një spektakli në ‘Old Trafford’ në ndeshjen mes, Manchester United dhe Juventusit, duke mos lënë anash edhe fitoren e mundimshme të Real Madridit ndaj Viktoria Plzenit (2-1).

Sonte do të kemi edhe raundin e dytë në Ligën e Kampionë, ku do të jenë disa përballje interesante, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona do të përballet me Interin, ndërsa PSG-ja do t’i bëjë konak Napolit.

Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen  në garë më të madhe për klube në Evropë. /Lajmi.net/