Soni Malaj vjen shumë atraktive në klipin e ri

Soni ka publikuar projektin e radhës.

ShowBiz

19/07/2019 20:37

Nuk janë bërë ende një javë që nga publikimi i këngës ‘Ta Fala’, por kjo nuk ka ndalur Sonin që të sjell menjëherë projektin e radhës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja nga Shqipëria ka ardhur shumë atraktive në video-projektin e ri ‘Te Quiero’ tekstin e të cilit e ka shkruar Almenda Hoxha.

Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën e re të Sonit ku vjen me një tempo të lartë dhe lëvizje latine. /Lajmi.net/