Song huazohet në West Ham

Alex Song është rikthyer në Premierligë. Mesfushori kamerunas u largua nga Barcelona dhe nënshkroi kontratë njëvjeçare të huazimit me West Ham Unitedit.

Sport

30/08/2014 17:05

West Ham ka transferuar ish mesfushorin e Arsenalit, Alex Song, në formë huazimi njëvjeçar nga Barcelona.

Reprezentuesi kamerunas, me një fanellë të West Hamit, u prezantua para tifozëve vendas para ndeshjes së Premierligës kundër Southamptonit.

Song iu bashkua Barcelonës më 2012 nga Arsenal për 15 milionë funte, me dëmshpërblim në kontratën në Camp Nou prej 80 milionë euro.

Ai luajti 135 herë për Arsenalin dhe bëri 39 paraqitje pas kalimit në Barcelonë.