Sondazhi nga Pyper: 59% e qytetarëve mendojnë se PDK-ja do të pësonte nëse bëhet pjesë e koalicionit qeverisës

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për pozicionin e PDK-së në situatën aktuale politike në Kosovë.

Lajme

03/12/2020 22:46

62% nuk do të kishin perceptim të mirë për PDK-në nëse kjo e fundit do të bëhej pjesë e qeverisë së Avdullah Hotit. 12% do të mendonin mirë për PDK-në nëse ajo futet në qeveri, derisa 26% janë neutral në këtë çështje.

Shumica e qytetarëve (59%) mendojnë se PDK do të pësonte nëse do t’i bashkohej koalicionit qeverisës, derisa 41% mendojnë se ajo do të përfitonte nëse i bashkohet qeverisë.

50% e qytetarëve do të kishin perceptim të mitë për PDK-në nëse do të votonte rrëzimin e qeverisë, 17% nuk do të kishin perceptim të mirë nëse ajo e voton rrëzimin e qeverisë, derisa 33% perceptim as të mirë e as të keq nëse PDK merr atë hap.