Sondazhi i fundit: Vetëvendosje bie nën 40%, kjo është renditja e partive opozitare
35.5 përqind e qytetarëve do të votonin Lëvizjen Vetëvendosje, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare. E gjithë kjo sipas një hulumtimi të zhvilluar nga instituti “PIPOS”. 22.2 përqind e qytetarëve kanë bërë të ditur se do të votonin Lidhjen Demokratike të Kosovës ndërsa 21.5 përqind do të votonin për Partinë Demokratike të Kosovës. 6.6…

Lajme
35.5 përqind e qytetarëve do të votonin Lëvizjen Vetëvendosje, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.
E gjithë kjo sipas një hulumtimi të zhvilluar nga instituti “PIPOS”.
22.2 përqind e qytetarëve kanë bërë të ditur se do të votonin Lidhjen Demokratike të Kosovës ndërsa 21.5 përqind do të votonin për Partinë Demokratike të Kosovës.
6.6 përqind kanë thënë se do të votonin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, 2.4 përqind Nisma-n.
Vetëm 1 përqind e qytetarëve sipas hulumtimit do të votonin për Listën “Guxo” ndërsa 0.4 përqind do të votonin për Aleancën Kosova e Re.
Por, 7.4 përqind e qytetarëve që ishin pjesë e sondazhit kanë thënë se nuk do të kishin votuar, 2.4 përqind kanë refuzuar të japin mendim për dallim nga 0.6 përqind që kanë thënë se do të votonin ndonjë parti tjetër.
Kjo matje është në opinion publik është realizuar me gjithsej 1,050 respodentë.
