Sondazhi i fundit në Serbi: Shumica dërrmuese atje fajëson NATO-n për agresionin rus në Ukrainë

Presidenca e Kosovës ka shpërndarë një sondazh të realizuar së fundmi në Serbi në lidhje me luftën në Ukrainë.

Lajme

21/05/2022 09:27

Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, ka publikuar rezultatet e këtij sondazhi ku thuhet se shumica dërrmuese e serbëve përkrahin agresionin rus në Ukrainë.

Sipas të njëjtave, 82,1 për qind në Serbi janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë.

68.7 për qind atje e fajësojnë NATO-n për luftën në Ukrainë.

Teksa, 49 për qind mendojnë se Rusia pati të drejtë që nisi luftën.

“S’është surprizë që qëndrime të tilla janë të propaganduara nga regjimi i Vuçiqit dhe mediat e tij”, ka shkruar Vela. /Lajmi.net/