Sondazhi i fundit: Krahu i luftës fitues me 40.82%, LDK-AKR 30.22%, VV 19.45%

Një sondazh i bërë nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale e nxjerr fitues fitues të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit koalicionin PDK-AAK-NISMA me 40.82 për qind të votave, kurse koalicionin LDK-AKR-Alternativa e radhit në vendin e dytë me 30.22 për qind, ndërsa Lëvizje Vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.

Lajme

28/05/2017 13:06

Sonadazhi i Instituti t për Hulumtime dhe Analiza Sociale – Prishtinë është bërë në 7 qendrat kryesore të Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë), kurse si mostër marë 3500 respodentë , sipas metodës së rastësisë.

Në bazë të këtij sondazhi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 11 qershor, koalicioni PDK-AAK-NISMA do të dilte fitues i zgjedhjeve me 40.82 %, koalicioni LDK-AKR-Alternativa e dyta 30.22 % qind, ndërsa Lëvizje Vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.