Sondazhet: Haradinaj favoriti kryesor për kryeministër, Kurti i treti (Foto)

Rezultatet e nxjerra nga një sondazh nacional paraelektoral kanë treguar se koalicioni PDK-AAK-Nisma do të votohet nga 40.3 për qind e respodentëve.

Lajme

26/05/2017 14:49

Sipas këtij sondazhi të publikuar nga indeksonline, kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma është favoriti kryesor për kryeministër të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në rezultatet e këtij sondazhi Haradinaj prin me 42 për qind.

Pas tij renditet, kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti me 23 për qind, ndërsa Albin Kurti nga Vetëvendosje me 19 për qind.

Këto përqindje janë nxjerrë vetëm nga numri i respodentëve që kanë pranuar të deklarohen për një parti politike, pra respodentë që mund të besohet se do të dilnin në zgjedhje.

Shkuarjen në zgjedhjet e kanë përkrahur 77 për qind e respodentëve./Lajmi.net/