Sondazh i një organizate ndërkombëtare: Kush preferohet për kryeministër në Kosovë?

Sikur të mbaheshin zgjedhjet tani Hashim Thaçi do të ishte sërish më i votuari dhe më i preferuari për kryeministër.

Lajme

29/05/2015 20:41

Por lëvizjet në krahun e partive tjera janë interesante. Reporteri.net ka siguruar përqindjet në pyetjet se kush do të ishte kryeministër më i mirë, dhe në të janë përfshirë edhe liderë të partive serbe në Kosovë.

Ky hulumtim është bërë nga një organizatë me renome ndërkombëtare e që vepron edhe në Kosovë.

Sipas këtij hulumtimi, 24 për qind e respodentëve mendojnë se Thaçi do të ishte kryeministri më i mirë. Në vendin e dytë ka dalë Albin Kurti, që tash nuk është kryetar partie, me 19 për qind.

Isa Mustafa ka shënuar një rënie në popullaritet dhe vetëm 11 për qind e respodentëve mendojnë se ai është kryeministri më i mirë për Kosovën.

Vetëm 9 për qind e të anketuarve mendojnë se Ramush Haradinaj është kryeministër më i mirë. 7 për qind mendojnë se Behgjet Pacolli është do të ishte kryeministër me i mirë se të tjerët.

Ndërkaq 5 % mendojnë se Fatmir Limaj do të ishte kryeministri më i mirë.

Ndërsa, lideri aktual i Vetëvendosjes, Visar Ymeri vlerësohet vetëm nga 3 % si kryeministri më i mirë.

E vetëm 2 për qind mendojnë që Branimir Stojanoviq është kryeministri i duhur për Kosovën.

Përqindja e mbetur është e shpërndarë në liderë tjerë, politik apo personalitete publike, e të cilat në këtë hulumtim nuk janë përfshirë me emra.