Sondazh, Basha mund Berishën

Nga sondazhi i publikuar mbrëmë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, rezultonte se opinioni pozitiv për Bashën ishte në kuotën 52%, ndërsa për Berishën ishte në kuotën 36%.

Lajme

30/05/2014 23:46

Sondazhi i realizuar nga Instituti Ballkanik i Sondazheve Kosovë ka përfshirë në anketim 897 njerëz nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët kanë dhënë mendimin e tyre për Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe figura të tjera të Partisë Demokratike që kanë dominuar debatin publik përgjatë këtyre muajve. 

36.94 për qind e të anketuarve mendojnë se Partia Demokratike në opozitë po vepron mirë ose shumë mirë, ndërsa vetëm 28 % e të anketuarve mendojnë se opozita po sillet keq ose shumë keq. 

Lulzim Basha është kuotuar si politikani më i pëlqyer i Partisë Demokratike, duke marrë 52 % të votave mirë ose shumë mirë. 

Më tej, 20 % e të anketuarve mendojnë se kreu i PD-së po vepron mesatarisht, ndërsa 16 % e vlerësojnë të keqe ose shumë të keqe punën e Bashës në krye të PD-së. 

Nga ana tjetër, lideri historik i kësaj partie duket vazhdon të rrëzojë kuotat e veta në perceptimin publik. 

Sondazhi vlerëson se 35 % e të anketuarve e vlerësojnë mirë ose shumë mirë Berishën, ndërsa 38 % e tyre, keq ose shumë keq. 

Ata në qendër, të cilët e vlerësojnë mesatare sjelljen e Berishës në Kuvend janë 16 %. 

Sondazhi i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes se pse humbi Partia Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. Përgjigjet më të shpeshta janë nga keqqeverisja dhe nevoja për rotacion. Nga 897 persona që morën pjesë në sondazh, 300 deklaruan se janë të djathtë, 105 të majtë dhe 457 u vetëdeklaruan të pavarur. (Mapo)