Solskjaer zbulon si e përjetoi Mourinho humbjen nga Man Utd

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Jose Mourinho ishte i pakënaqur pas humbjes së Tottenham nga Manchester United.

Sport

05/12/2019 08:02

Jose Mourinho ka folur me Solskjaer pas ndeshjes së zhvilluar në ‘Old Trafford’, në të cilën Manchester United triumfoi 2:1.

Trajneri norvegjez iu kërkua të hapte bisedën, për të treguar se çfarë folën me Mourinhon në tunelin e ‘Old Trafford’.

“Askujt nuk i pëlqen të humbasë lojën”, shpjegoi trajneri i Manchester United, përcjell lajmi.net.

“Por ne jemi të gjithë njëlloj, thjesht duam të fitojmë ndeshjet”./Lajmi.net/